Një UFO në formë trekëndëshi është parë në qiellin e Kalifornisë

Një UFO në formë trekëndëshi është parë në qiellin e Kalifornisë

Një dëshmitar nga Kalifornia ka raportuar të ketë parë një UFO në formë trekëndëshi, që, sipas tij, nuk ka bërë fare zhurmë. Në kohën kur ka ngjarë incidenti, dëshmitari, i cili e ka dorëzuar dëshminë e tij, ai bashkë me gruan dhe dy fëmijët po qëndronin në oborr të shtëpisë, rreth orës 20:30 të 23 prillit të këtij viti. Për një moment ai kishte vërejtur një objekt në formë trekëndëshi, me ngjyrë të verdhë, që po shkonte nga perëndimi.

Objekti në fjalë, sipas dëshmisë, ka lëvizur me një shpejtësi prej 80 kilometrash në orë dhe është zhdukur pa lënë gjurmë. Dëshmitari është i bindur që ai objekt nuk është punuar nga njerëzit, derisa ka pasur edhe njerëz tjerë në atë rrethinë, që pretendojnë ta kenë parë objektin e çuditshëm.

(më tepër…)

Profecia “Maja”

Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon. Ky kalendar përfundon më 21 dhjetor 2012. Çfarë do të thotë kjo? Ata që i njohin majatë dhe saktësinë e tyre të habitshme në parashikimin e gjërave, kanë arsye të tremben.

Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012. 

Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një “shkëndijë” drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë “shpërthim diellor” që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës. 
Majat mendojnë se procese universale, si “frymëmarrja” e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit. Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012. Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike. 

Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit. Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre. Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore. Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin. 
Profecia e parë flet për “Kohën e jo-kohës”, një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin. Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet. 
Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999. Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak) 

Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë. Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar. 

Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë. Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike. Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata. Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili. 

Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike. Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012. Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme. Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin. Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek “Koha e jo kohës”. Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim. Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?

(më tepër…)

13 fakte që tregojnë se fantazmat ekzistojnë (Foto)

13 fakte që tregojnë se fantazmat ekzistojnë (Foto)

Shumica nga ne nuk besojnë se fantazmat që ekzistojnë. Por, kjo nuk është tërësisht e pabesueshme sepse përballë do të keni 13 fotografi që do ua ndryshojnë mendjen në lidhje me atë se a ekzistojnë ato. Ndoshta pas kësaj sonte ju do të flini me dritën ndezur

13. Gruaja në shkëmbin Corroboree, Australi – Më 1959 është bërë kjo foto dhe në të shihet një grua gjysmë-transparente me një fustan të gjatë buzë një grupi të drunjve, duke mbajtur një gjë që mund të duket kamerë apo një çift i dylbive.

12. Hoteli Decebal, Rumani – Hoteli Decebal në Rumani ishte nën rikonstruktim më 2008 kur u bë kjo fotografi. Ka pasur shkrime në gazeta se një grua fantazmë shëtitet në të me një fustan të bardhë.

11. Dora në zyrën e Mbretëreshës Anne – Kjo foto është bërë në fillim të shekullit XX dhe pasi ishte zhvilluar është parë një vijë e hollë, një dorë e pa trup në krye të fotos afër zyrës së Mbretëreshës Anne.

10. Spektri i kishes Newby – Kjo foto e gjuetisë është bërë më 1963 nga Reverend K. F. Lord në Kishën Newby të North Yorkshire të Anglisë. Gjoja, disa ekspertë të fotografisë të cilët ishin duke e analizuar foton kanë thënë se imazhi befasues nuk është rezultat i ekspozimit të dyfishtë.

9. Fytyra fantazma e Freddy Jackson – kjo fotografi është bërë në vitin 1919 në skuadronin WWI, paraqet një fytyrë fantazmë të një piloti në krye të rreshtit, i katërti nga e majta. Anëtarët e skuadronit të cilët më vonë e panë foton kanë thënë se foto i takon mekanikut Freddy Jackson, i cili ishte vrarë në një mekanizëm i aeroplanit dy ditë para se të bëhet fotoja.

8. Fantazma në kopsht – Kjo foto siç është raportuar është bërë në Kopshtin e beqarëve në Illinois më 1991. Shoqëria për Hulumtime të Fantazmave e ka bërë këtë fotot dhe kjo ka shkaktuar disa dyshime për legjitimitetin e saj, por hulumtuesit thonë se asnjë grua nuk ka qenë e pranishme në kohën kur është bërë fotografia.

7. Fantazma në shkallët e shtëpisë së mbretëreshës– Kjo foto, që për qëllim ka pasur që të bëj fotografimin e shkallëve spirale në një sektor të shtëpisë së mbretëreshës në Muzeun Kombëtarë Maritime në Angli është bërë më 1966. Një figurë me qefin paraqitet në fund të shkallëve. Për disa vite thuhet se aty ndodhin fenomene paranormale.

6. Lordi fantazma i Combermere – Kjo foto është bërë në librarinë Combermere Abbey më 1891, dhe paraqet një burrë të ulur në një karrige në të majtën. Anëtarët e familjes e kanë identifikuar figurën si Lord Combermere, funerali i të cilit ishte duke u bërë disa milje larg vendit ku u bë fotografia.

5. Kisha Worstead – Më 1975 një fotografi u bë nga Diane Berthelot e cila ishte ulur në bankën e Kishës së Worstead në Norfolk të Anglisë. Burri i saj e bëri fotografinë dhe askush nuk ishte ulur afër saj kur ai e shkrepi fotografinë.

4. Varrezat Boothill – Kjo foto u bë më 1990. Tema e saj ishte të vishesh me stil të viteve 1880 dhe për ta fotografuar u përdor një film bardh dhe zi. Ajo çfarë nuk ishte qëllimore, megjithatë, ishte një djalë i vogël fantazmë po ashtu i veshur me stil që paraqitet në sfondin e fotografisë.

3. Fantazma e gjyshit – Pasi kjo grua shkon në shtëpinë e kujdesit, familja bën një fotografi të saj. Pasi e zhvillojnë filmin, ata shohin diçka të çuditshme. Një burrë qëndron afër saj edhe pse ai nuk ishte aty në jetën e vërtetë …dhe duket krejtësisht sikurse burri i saj i vdekur.

2. Vajza e flas së qytet Wem – Qyteti ishte djegur por si ndodh një fotograf kishte bërë fotografi të flakëve. Kështu ndodhi që në mes të këtyre flakëve të jetë një vajzë fantazmë që i shikonte ata.

1. Zonja Brown – Kjo është njëra prej fotove më të famshme që i janë bërë një fantazme. Disa thonë se drita ka ndikuar në këtë film, por të tjerët besojnë se kjo është prova më e mirë që ekziston fantazma. Ajo është bërë në Raynham Hall të Anglisë më 1936.

(më tepër…)

Imazhi në këtë foto po çmend internetin

foto-1-3

Një imazhi i shfaqur mbi ujë, ku ndriçimi i dritës krijon përfytyimin e një personi.

Kjo është  foto, e cila qarkullon nëpër rrjetet sociale dhe që po çmend internetin.

Të shumë janë ata që shikojnë në këtë imazh drite, figurën e Jezu Krishtit, ndërsa foto është shpërndarë me mijra herë nëpër profilet e tyre.

Por ka dhe nga ata përdorues që e shohin  atë thjesht si iluzion optik. Misteri vijon të mbetet, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale vijojnë të japin alternativat e tyre.

(më tepër…)