A ekzistojnë fantazmat? Ja përgjigjia!

Hamington, teoria shkencore e ekzistencës së fantazmave

mauricehamington

Në gjuhën e përditshme, në folklor dhe në historitë që na tregonin kur ishim fëmijë, fantazmat paraqiten si qenie gjysmënjerëzore e në shumicën e rasteve të këqija, që kërkojnë medoemos të bëjnë keq. Në kulturën evropiane kryesisht, fantazmat pasqyrohen si diçka mbinatyrore, ku njerëzit e vdekur teksa kalojnë në botën tjetër, lënë pas stigmën e tyre, duke na u kthyer në makthe. Në shumë vende të botës raportohen përditë raste kur njerëzit shohin fantazma e shumë prej tyre regjistrohen falë teknologjisë. Pyetja që gjithnjë ka shqetësuar njerëzit në të gjithë botën, madje edhe ata që besojnë se ekzistenca e fantazmave është e pavërtetë, është: A ka shpjegim logjik të ekzistencës së fantazmave? Vitet e fundit, fizikanë të njohur në fushën e tyre janë përpjekur ta vendosin në baza shkencore dilemën shekullore të njerëzimit për ekzistencën e fantazmave, duke ngritur hipoteza të ndryshme për ekzistencën e tyre. (më tepër…)

Profecia “Maja”

Shumë njerëz kanë dijeni për kalendarin e fisit Maja, por jo të gjithë e kuptojnë se çfarë do të thotë ai ose si funksionon. Ky kalendar përfundon më 21 dhjetor 2012. Çfarë do të thotë kjo? Ata që i njohin majatë dhe saktësinë e tyre të habitshme në parashikimin e gjërave, kanë arsye të tremben.

Majat kishin një mënyrë shumë të saktë të të kuptuarit të sistemit diellor, mënyrën se si rrotullohet dhe se si këto cikle ndikojnë në botën tonë shpirtërore. Më domethënësi nga këto cikle është ai që ka lidhje me profecitë e vitit 2012. Më poshtë ne do të shpjegojmë detajet kryesore të profecisë dhe tranzicionin e vitit 2012. 

Majat dinin që dielli, ose Kinich-Ahau si e quanin ata, sinkronizohet me qendrën e galaksisë. Nga kjo qendër e galaksisë, dielli merr një “shkëndijë” drite që e bën të shndrisë me më shumë intensitet, duke prodhuar atë që shkencëtarët e quajnë “shpërthim diellor” që ndryshon edhe fushën magnetike të diellit. Majat thonë se kjo ndodh çdo 5125 vjet dhe shkakton një zhvendosje të rrotullimit të tokës. 
Majat mendojnë se procese universale, si “frymëmarrja” e galaksisë, janë cikle që nuk ndryshojnë asnjë herë. Ajo që ndryshon është vetëdija e njerëzve që kalojnë përmes kësaj, gjithmonë në një proces në kërkim të perfeksionit. Bazuar në vëzhgimet e tyre, Majat, parashikuan që nga data e nisjes së civilizimit të tyre që është viti 3113 Para Krishtit, një cikël do të përfundonte pas 5125 vitesh. Llogaritë tregojnë se data do të jetë 21 dhjetor 2012. Në këtë datë dielli do të marrë një rreze të fortë nga qendra e galaksisë. Do të ndërrojë polaritet duke prodhuar një ngjarje kozmike. 

Civilizimi maja ishte në ciklin e pestë të diellit dhe besonte se para tyre kishin qenë edhe katër civilizime të tjera, të cilat u shkatërruan nga katastrofa të mëdha natyrore. Ata besonin se çdo cikël ishte thjesht një nivel në vetëdijen kolektive të njerëzimit. Në kataklizmin e fundit të Majave, civilizimi u shkatërrua nga një përmbytje e madhe e cila la shumë pak të mbijetuar. Këta të mbijetuar ishin paraardhësit e tyre. Ata besonin se duke njohur fundin e ciklit të tyre njerëzimi do të përgatitej për atë që do të ndodhte në të ardhmen dhe për këtë do të ruajnë speciet dominuese që të vazhdojnë racën njerëzore. Ata mendojnë se ndryshimet që do të vijnë do të lejojnë njerëzit që të kërcejnë një kuant më shumë në rrugën e evolucionit e vetëdijes për të krijuar një civilizim të ri që do të tregojë harmoni dhe madhe dhe dhembshuri për të gjithë njerëzimin. 
Profecia e parë flet për “Kohën e jo-kohës”, një periudhë prej 20 vitesh, të cilët janë 20 vitet e fundit të ciklit prej 5125 vitesh të diellit. Kjo periudhë është nga vitit 1992 deri në 2012 dhe ata e quajnë Kat..n. Majat kanë parashikuar që gjatë këtyre viteve erërat diellore do të bëhen më të forta dhe do të shihen në diell. Kjo do të jetë një kohë e arritjeve të mëdha dhe shanseve të shumta për njerëzimin. Sipas Majave, këto ndryshime do të ndodhin në mënyrë që njerëzimi të kuptojë si funksionon universi në mënyrë që të ngrihet në një nivel superior duke lënë pas materializmin sipërfaqësor dhe të çlirojë veten nga vuajtjet. 
Majat thonë se shtatë vjet pas nisjes së Kat..n, pra në 1999, ne do të hyjmë në kohën e errësirës e cila do të na detyrojë të konfrontohemi me sjelljen tonë. Profecitë e Majave thonë se nisja e kësaj periudhe do të shënohet nga një eklips diellor më 11 gusht 1999. Kjo do të përkojë edhe me rreshtimin e paprecedent të të gjithë planetëve në një linjë dhe është nisja e periudhës 13 vjeçare, e cila është edhe mundësia e fundit për njerëzimin të kuptojë ndryshimet që po vijnë në një moment për rigjenerimit shpirtëror. (Të mendosh që majatë e kishin parashikuar saktësisht eklipsin e 11 gushtit 1999 që 5 mijë vjet më parë, kjo nuk është pak) 

Për Majat çdo gjë është e numëruar dhe koha e 13 numrave të shenjtë nisi në gusht 1999. Ata parashikuan se bashkë me eklipsin, forcat e natyrës do të vepronin si katalizatorë të ngjarjeve duke i përshpejtuar me një forcë aq të madhe sa njerëzimi do të ndihet i pafuqishëm përpara tyre. Gjithashtu, teknologjia ku ne besojmë aq shumë do të nisë të dështojë. Ne nuk do të jemi më të aftë të mësojmë nga civilizimi ynë në mënyrën se si jemi organizuar në shoqëri. Ata thonë se zhvillimet tona të brendshme shpirtërore do të kërkojnë një vend dhe mënyrë më të mirë për të vepruar. 

Profecitë e para janë marrë nga studimi i diellit. Majat zbuluan se i gjithë sistemi diellor lëvizte, se edhe universi ynë ka ciklet e tij, përsëritet në periudha që nisin dhe mbarojnë si dita dhe nata. Sipas Majave, dielli ynë dhe të gjitha planetët rrotullohen në cikle drejt qendrës së galaksisë, dritës qendrore të galaksisë. Një sistemi diellor i duhen 25.625 vjet që të bëj një cikël të plotë të elipsit dhe kjo quhet një ditë galaktike. Cikli është i ndarë në dy gjysma, të ngjashme me natën dhe ditën. Pjesa në gjysmën më pranë dritës qendrore është dita e sistemit tonë diellor dhe pjesa tjetër është nata. Secila ditë e secila natë zgjasin nga 12800 vjet.Majat zbuluan se çdo cikël i madh ka ciklet e vogla që mbajnë karakteristika të veçanta. Një ditë galaktike ndahet në pesë cikle me nga 5125 vjet secili. 

Profecitë e Majave thonë që në vitin 1999 ne nisëm të dalim nga fundi i ciklit të pestë, i cili filloi në vitin 3113 Para Krishtit dhe ne gjejmë veten tonë në mëngjesin e ditës galaktike. Në këtë pikë ne dalim nga errësira dhe jemi gati për të hyrë në dritën e galaksisë në vitin 2012. Ata thonë që në fillim dhe në fund të këtyre ditëve, pra çdo 5125 vjet, drita qendrore e galaksisë lëshon një reze të fortë dhe të shndritshme. Dhe nga ky shpërthim drite sinkronizohen të gjitha planetët me diellin. Majat e krahasojnë këtë shpërthim me pulsin e universit, i cili rreh çdo 5125 vjet, ky puls shënon fundin e një cikli dhe fillim e një cikli tjetër. Pulsi zgjat 20 vjet dhe këtu kthehemi tek “Koha e jo kohës”. Është një periudhë zhvillimi, e shkurtër por shumë intensive, brenda cikleve të mëdha ku ne na jepen mundësi të mëdha por edhe hidhemi në erën e re të evoluimit si individë dhe si njerëzim. Kalendari i majave është i përpiktë. Ndaj misteri i madh majave përmblidhet në pyetjen: Pse ata e kanë ndërprerë kalendarin e tyre në dhjetor 2012?

(më tepër…)

Publikohet zbulim epokal në kozmologji

Ëndrra e Ajnshtajnit për teorinë e gjithçkahit (gjithë-përfshirëse) në prag të realizimit: me 17. 03. 2014, është publikuar detektimi i valëve gravitacionale që shënon zbulimin epokal kozmologjik.largea_jahja-kokaj1395435859

Mendja njerëzore në vazhdimësinë e civilizimeve, ka mbështetur dijen dhe eksperiencën shkencore-teknologjike gjer në shekullin që e përjetojmë apo shekullin e teknologjisë informative dhe nanoteknologjisë në zhvillim. Në këtë mbi ndërtim kolosal që tani e quajmë shkencë moderne kanë marrë pjesë, me kontributet e tyre, shumë kolos shkencorë, por Albert Ajnshtajni me kontributet e tij, padyshim mbetet i pa krahasueshem.
Në këtë zhvillim shkencor të shumë gjeneracioneve të civilizimeve njerëzore, sidomos pas shekullit të 19-të e deri më sot, veçohen dy kahje të teorive shkencore: të botës së madhe (makro) që trajtohet me teorinë e relativitetit dhe botës së vogël apo mikroskopike që trajtohet me teorinë kuantike. Me anë të këtyre dy teorive zotërohen të gjitha (katër forcat) të cilat ekzistojnë në natyrë dhe të cilat qeverisin materien dhe universin. Përderisa forcat elektro-e dobët dhe elektro-e fortë manifestohen në brendësi të bërthamës së atomit, forcat elektromagnetike dhe gravitacionale sqarojnë dhe qeverisin universin dhe elementet e tij.
Ajnshtajni tërë moshën e pjekurisë dhe pleqërisë e shpenzoi në Amerikë, gjatë së cilës periudhë jetësore numri i zbulimeve bie në mënyrë drastike, përkundër ekspansionit apo të rritjes së famës së këtij gjeniu më të madh të të gjitha kohërave. Kjo, siç thotë ai, nuk ndodhi për shkak të rënies së intensitetit apo zellit të punës së tij hulumtuese, por detyra që ia shtroi vetit ishte tepër e madhe apo e rënd. Ai ia pat shtruar vetit qëllimin që të zbuloj teori të gjithçkahit (gjithëpërfshirëse), teorinë apo formulimin i cili do të sintetizonte të gjitha forcat e natyrës.
Ai ia kishte lakmi J. C. Maxëellit, i cili bëri unifikimin e fushës elektrike dhe magnetike në atë elektromagnetike, e cila është bazë e optikes dhe fotonikës moderne. Unifikimin e forcave në shkallë bërthamore e pat bërë Abdu-Selam, Nobelist nga Pakistani. Ndërkaq, unifikimin e katër forcave natyrore ishte një ëndërr, të cilën Ajnshatjni me tërë gjenualitetin e tij, nuk mundi ta realizonte. Por, kjo nuk e zvogëlon shkëlqimin e pakrahasueshëm të tij siç do të shihet në titullin vijues të këtij vështrimi. Përkundrazi, të gjithë studiuesit gjer më sot, ndonëse duke punuar tërë jetën në vetëm në njërën nga lëmitë apo zbulimet e tij, nuk munden me eksperimente apo teori të sfidojnë validitetin e pamohueshëm të zbulimeve teorike të Ajnshtajnit.

Teoria e përgjithshme e relativitetit ardhmëri e kozmologjisë moderne

Gjatë tërë moshës së pjekurisë dhe pleqërisë, siç shkruam, deri në ditët e fundit të jetës, Ajshtajni punonte pandërprerë tërë ditën në tavolinën e tij, për të bërë lidhmërinë e fushës apo forcës gravitacionale me tri forcat apo fushat tjera natyrore në një ekuacion, i cili do ti lidhte të gjitha, siç e lidhi energjinë dhe masën në ekuacionin E=mc (në katror). Kjo do të thotë unifikim i forcave që qeverisin universin me ato që qeverisin bërthamën dhe atomin apo mikro-botën, përkatësisht unifikimin e teorisë së relativitetit me atë kuantike.
Në vitin 1916 Ajnshtajni publikoi Teorinë e Përgjithshme të Relativitetit (TPR). Është teori mjaft komplekse matematikore që shprehet me tenzore, detajet e së cilës është vështirë të kapen nga jo specialistët e lëmisë në fjalë, e lëre më nga publiku i gjerë. Por, esenca të TPR qëndron në faktin që hapësirë-koha trajtohet si një kontinum, i cili është i lakuar rreth yllit apo çdo trupi qiellor të universit. Në TPR Ajnshtajni kishte fut edhe një konstante, e cila në fakt do të jetë i vetmi sqarim i mundshëm në Kozmologjinë Moderne, mbi zgjerimin e Universit. Kjo është verifikuar eksperimentalisht në mënyrë spektroskopike me detektimin e rritjes të gjatësisë valore të dritës që jep quazari (burimi), i cili largohet në mënyrë të nxituar. Skenari i kundërt i zgjerimit të Universit çon te pikënisja apo Big-Bangu, e cila ngjarje ka ndodhur para 13. 8 bilionë vitesh.
Detektohen valët gravitacionale që pasojnë pas Big-Bengut: rritet zbardhja e mënyrës së lindjes së universit

Valët gravitacionale të cilat sqarojnë zgjerimin e Universit për herë të parë raportohet që u detektuan me 17. O3. 2014. John Kovac, shefi i grupit që operon me teleskopin BICEP2 i stacionuar në Polin e Jugut, në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Harvardit raportojnë detektimin e valëve gravitacionale. Ky duhet të jetë një zbulim epokal meqë raportohen valët e formuara gati 14 bilionë vite më parë, në moment e fillimit të Universit, të cilat Ajnshtajni i parashihet në TPR një shekull më parë, por gjer tani shkencëtarët nuk arritën ti detektojnë.
Emri i teleskopit BICEP2 është akronim i fjalëve: Background Imaging of Cosmic Extragalactic Polarization (Imazhimi i polarizimit të bakgrandit extra-galaktike). Me detektimin e sinjalit, i cili regjistron polarizimin e makrovalëve, të valëve që quhen dritë e polarizuar nga Big-Bangu, indikohet manifestimi i valëve të gjeneruara, me anë të fluktuacionit kuantik, në një interval shumë më të shkurtër kohore: të triliontën pjesë të sekondit, pas Big-Bangut. Se detektimi i valëve në fjalë ishte jashtëzakonisht i vështirë mund të merrni me mend detektimin e gjilpërës në një zabel. Apo merrni me mend sipërfaqen e një liqeni, e cila nga larg duket plotësisht e qetë si pasqyrë, por në fakt aty manifestohen valëza apo gungëza të vogla që vështirë mund të shihen. Në detektorë apo teleskop ku duhet të detektoheshin valët gravitacionale me gjatësi valore shumëherë më të vogla se sa madhësia e një atomi, njëkohësisht arrijnë valët e dritës që vijnë nga burime të shumta ndërgalaktike, të cilat në fakt janë me biliona, në mes të burimit dhe detektorit. Këto valë drite janë me intensitet shumë shumëherë më të madh se sa valët gravitacionale në fjalë, që duhej të detektohen.
Dy faktorë janë relevant që mundësuan detektimin e valëve gravitacionale dhe zbulimin epokal që u paraqit të Hënën me 17. 03 2014. I pari është fakti që teknika ishte e sofistikuar, ku sinjali që fitohet është i bazuar në fenomenin e polarizimit dhe fakti që valët e detektuara janë të rritura (amplifikuara) për shkak të inflacionit. Inflacioni paraqitet automatikisht pas krijimit të valëve gravitacionale dhe se ky inflacion bëhet me shpejtësi edhe më të madhe se sa shpejtësia e dritës. Jemi koshient që Teoria Speciale e Relativitetit nuk lejon lëvizjen më të shpejtë se sa drita, por inflacioni në fjalë i kontinumit hapësirë kohë, bënë përjashtim- kryhet me shpejtësi më të madhe. Zbulimi i valëve gravitacionale mbështetë fuqishëm teorinë e inflacionit duke mundësuar të mësojmë se sa ishte sasia e energjisë së errët, e cila imponoi inflacionin në fjalë apo sqaron edhe zgjerimin e universit, i cili manifestohet në mënyrë të nxituar.
Fakti i dytë sqaron mundësinë e zgjerimit të universit, procesit që manifestohet në mënyrë të nxituar dhe i cili është i konfirmuar eksperimentalisht.
Energjia që i parapriu formimit të valëve gravitacionale me gjatësi valore në shkallë sub- atomike apo në nivel kuantik, ishte triliona herë më e madhe se sa HC e Cernit (energjia e kolizionit të hidroneve në Experimentin e Cernit) ku vërtetohet ekzistenca e Bozoneve Higgs, e cila ngjarje mundësoi Çmimin Nobel në Fizikë.
Përderisa Bozonet Higgs sqarojnë formimin e materies, detektimi i valëve gravitacionale të cilat i përkasin dimensioneve sub atomike, pra kuantike, të cilat sqarojnë inflacionin apo zgjerimin e Universit, mundësojnë lidhshmërinë e TPR-së të Ajnshtajnit me Teorinë kuantike. Kjo pra regjistron agimin e ëndrrës së Ajnshtajnit për formimin e teorisë së gjithçkahit. Ndaj edhe ky zbulim, sipas mendimit tim do të jetë edhe më i rëndësishëm se sa zbulimi i Bozoneve Higgs, nga se me këtë zbulim mund të sqarohet Big Bangu dhe formimi i Universit. Konstatimi i Lenajtres, i cili kur u vërtetua Big Bengu, thoshte që: “U zbulua e sotmja pa të djeshmen”, tani, nga data 17. Mars 2014, është i labilizuar.

(më tepër…)

13 fakte që tregojnë se fantazmat ekzistojnë (Foto)

13 fakte që tregojnë se fantazmat ekzistojnë (Foto)

Shumica nga ne nuk besojnë se fantazmat që ekzistojnë. Por, kjo nuk është tërësisht e pabesueshme sepse përballë do të keni 13 fotografi që do ua ndryshojnë mendjen në lidhje me atë se a ekzistojnë ato. Ndoshta pas kësaj sonte ju do të flini me dritën ndezur

13. Gruaja në shkëmbin Corroboree, Australi – Më 1959 është bërë kjo foto dhe në të shihet një grua gjysmë-transparente me një fustan të gjatë buzë një grupi të drunjve, duke mbajtur një gjë që mund të duket kamerë apo një çift i dylbive.

12. Hoteli Decebal, Rumani – Hoteli Decebal në Rumani ishte nën rikonstruktim më 2008 kur u bë kjo fotografi. Ka pasur shkrime në gazeta se një grua fantazmë shëtitet në të me një fustan të bardhë.

11. Dora në zyrën e Mbretëreshës Anne – Kjo foto është bërë në fillim të shekullit XX dhe pasi ishte zhvilluar është parë një vijë e hollë, një dorë e pa trup në krye të fotos afër zyrës së Mbretëreshës Anne.

10. Spektri i kishes Newby – Kjo foto e gjuetisë është bërë më 1963 nga Reverend K. F. Lord në Kishën Newby të North Yorkshire të Anglisë. Gjoja, disa ekspertë të fotografisë të cilët ishin duke e analizuar foton kanë thënë se imazhi befasues nuk është rezultat i ekspozimit të dyfishtë.

9. Fytyra fantazma e Freddy Jackson – kjo fotografi është bërë në vitin 1919 në skuadronin WWI, paraqet një fytyrë fantazmë të një piloti në krye të rreshtit, i katërti nga e majta. Anëtarët e skuadronit të cilët më vonë e panë foton kanë thënë se foto i takon mekanikut Freddy Jackson, i cili ishte vrarë në një mekanizëm i aeroplanit dy ditë para se të bëhet fotoja.

8. Fantazma në kopsht – Kjo foto siç është raportuar është bërë në Kopshtin e beqarëve në Illinois më 1991. Shoqëria për Hulumtime të Fantazmave e ka bërë këtë fotot dhe kjo ka shkaktuar disa dyshime për legjitimitetin e saj, por hulumtuesit thonë se asnjë grua nuk ka qenë e pranishme në kohën kur është bërë fotografia.

7. Fantazma në shkallët e shtëpisë së mbretëreshës– Kjo foto, që për qëllim ka pasur që të bëj fotografimin e shkallëve spirale në një sektor të shtëpisë së mbretëreshës në Muzeun Kombëtarë Maritime në Angli është bërë më 1966. Një figurë me qefin paraqitet në fund të shkallëve. Për disa vite thuhet se aty ndodhin fenomene paranormale.

6. Lordi fantazma i Combermere – Kjo foto është bërë në librarinë Combermere Abbey më 1891, dhe paraqet një burrë të ulur në një karrige në të majtën. Anëtarët e familjes e kanë identifikuar figurën si Lord Combermere, funerali i të cilit ishte duke u bërë disa milje larg vendit ku u bë fotografia.

5. Kisha Worstead – Më 1975 një fotografi u bë nga Diane Berthelot e cila ishte ulur në bankën e Kishës së Worstead në Norfolk të Anglisë. Burri i saj e bëri fotografinë dhe askush nuk ishte ulur afër saj kur ai e shkrepi fotografinë.

4. Varrezat Boothill – Kjo foto u bë më 1990. Tema e saj ishte të vishesh me stil të viteve 1880 dhe për ta fotografuar u përdor një film bardh dhe zi. Ajo çfarë nuk ishte qëllimore, megjithatë, ishte një djalë i vogël fantazmë po ashtu i veshur me stil që paraqitet në sfondin e fotografisë.

3. Fantazma e gjyshit – Pasi kjo grua shkon në shtëpinë e kujdesit, familja bën një fotografi të saj. Pasi e zhvillojnë filmin, ata shohin diçka të çuditshme. Një burrë qëndron afër saj edhe pse ai nuk ishte aty në jetën e vërtetë …dhe duket krejtësisht sikurse burri i saj i vdekur.

2. Vajza e flas së qytet Wem – Qyteti ishte djegur por si ndodh një fotograf kishte bërë fotografi të flakëve. Kështu ndodhi që në mes të këtyre flakëve të jetë një vajzë fantazmë që i shikonte ata.

1. Zonja Brown – Kjo është njëra prej fotove më të famshme që i janë bërë një fantazme. Disa thonë se drita ka ndikuar në këtë film, por të tjerët besojnë se kjo është prova më e mirë që ekziston fantazma. Ajo është bërë në Raynham Hall të Anglisë më 1936.

(më tepër…)

Shkencëtarët thonë: Ekzistojnë botët paralele!

Imagjinoni një botë ku dinozaurët nuk janë zhdukur, ku rezultatet e luftërave botërore janë krejtësisht ndryshe, dhe ju keni lindur në një vend tjetër. Kjo, dhe shumë botë tjera paralele ekzistojnë paralelisht me këtë tonin.

Teoria e ekzistencës së universeve paralele nuk është asgjë e re, por disa shkencëtarë argumentojnë se ekzistenca e tyre mund shpjegojë shumë mistere të mekanikës kuantike, raporton Science World Report.

Një grup i shkencëtarëve amerikanë thonë se këto botë jo vetëm që ekzistojnë, por edhe ndikojnë te njëra-tjetra.

Për herë të parë kjo teori është prezantuar për herë të parë më 1957, por në atë kohë nuk mendohej se këto botë paralele ndikojnë njëra-tjetrën. Teoria e re thotë se disa botë janë të njëjta si e jona, disa ndryshe.

(më tepër…)

Besytnite tek te cilat vazhdojne te besojne shqiptaret

Edhe pse bota ka perparuar shume me zhvillimet teknologjike te jashtezakonshme qe jane bere vitet e fundit, shume njerez ende besojne ne besetyni te cilat i kane mesuar prej kohesh.
Besytnite padyshim qe jane pjese e çdo populli, dhe per to ende degjohet te flitet edhe tek shqiptaret.

Por, cilat jane 10 besytnite qe shqiptaret ende i besojne? Ju radhisim 10 beseytnite qe disa njerez ende i besojne:

1

. Kur macja e zeze ‘ta pret’ rrugen. Nese duke e kaluar rrugen, qofte ne kembe apo me veture, nje mace e zeze ua ‘pret’ rrugen, atehere ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo te ktheheni, pasi qe kjo eshte nje shenje e fatkeqesise. Ne mesjete, macet konsideroheshin kafshe te shtrigave, keshtu per te mos pesuar ndonje fatkeqesi, ato edhe vriteshin.

Besytnite tek te cilat vazhdojne te besojne shqiptaret

(më tepër…)

4 Mistere ende te pazgjidhura

Edhe pse kane kaluar shume vite dhe teknologjia ka avancuar shume, keto 4 mistere jane ende te pazgjidhura.

Vrasjet misterioze ne fermen Hinterkaifek

misteri1Ne Gjermani, ne vitin 1922, vrasja e gjashte njerezve ne fermen Hinterkaifek e tronditi tere vendin. Nuk ishte vetem natyra e tmerrshme e vrasjeve, por edhe fakti se ato ishin teper bizare dhe mbeten te pazgjidhura, qe i ben keto vrasje kaq interesante. Ishin marre ne pyetje me shume se 100 njerez rreth ketyre vrasjeve, por askush kurre nuk ishte arrestuar. Po ashtu, kurre nuk ishte gjetur ndonje motiv per keto vrasje. Dihet vetem se sherbetorja e kesaj ferme ishte larguar gjashte muaj para vrasjeve, duke thene se shtepia ishte e pushtuar nga djajte.

Dritat e Feniksit (më tepër…)

Masonët, altruist) apo nje sekt keqbërës?

A collection of masonic symbols "Dedicated to the ancient and honourable fraternity of Free Masons" London,19th

Për shekuj me radhë, ata e kanë mbuluar veten me fshehtësi.

Kaq e errët dhe kaq e paqartë është origjina edhe për vetë ata. Ritualet e tyre kryhen në fshehtësi, anëtarët bëjnë një betim të tmerrshëm, duke pranuar që t’u pritet fyti dhe gjuha dhe të varrosen në shkretëtirë nëse dhunojnë betimin.

Por ajo që ka shtuar thashethemet dhe spekulimet është fakti se si ndikimi i një organizate hije ka mbërritur në zemër të Establishmentit- tek politikanët më të lartë, ushtarakët më të ngritur, tek diplomatë, spiuna dhe (më tepër…)